Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi përmes një Video-Adresimi i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës që të bëjë kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore gjatë viteve 2022, 2023, 2024, 2025 dhe 2026, e që vlera totale e zhdëmtimit arrinë në 4 milion euro.
“Pse ende nuk po bëhet kompensimi i dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore gjatë viteve 2022, 2023, 2024, 2025 dhe 2026, nga Qeveria e Kosovës?
Vlera e dëmeve të regjistruara ndër vite në komunën tonë arrin në rreth 4 milionë euro, ndërsa shumë familje, fermerë dhe biznese vazhdojnë të presin mbështetjen e merituar. Qytetarët kanë të drejtë të dinë pse po vonohet ky proces dhe kur do të ketë një zgjidhje konkrete”, thuhet ndër të tjera në Video-adresimin e kryetarit Latifi drejtuar Qeverisë së Kosovës.