Avni Arifi: AAK nuk kërkon takim me Kurtin, nuk hyn në koalicion me LVV-në

Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Avni Arifi, ka deklaruar se partia e tij nuk ka bërë asnjë kompromis me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke theksuar se AAK nuk është e interesuar as për takim e as për bashkëqeverisje me të. Aleanca nuk ka kërkuar asnjëherë poste apo privilegje politike, duke shtuar se kërkesat e saj kanë qenë të lidhura vetëm me interesin e qytetarëve. “Nuk kemi bërë kompromis me Kurtin. Ne as takim s’po lypim. Kompromis do të ishte sikur t’i kishim kërkuar ministra apo privilegje. Gjashtë kërkesat tona prekin vetëm qytetarët dhe jo Aleancën”, deklaroi ai. Arifi ritheksoi se AAK nuk synon të jetë pjesë e një qeverie të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje. Duke folur për çështjen e presidentit të ardhshëm të Kosovës, Arifi sqaroi se Aleanca nuk i ka vendosur kushte asnjë subjekti politik dhe nuk e ka propozuar zyrtarisht Ramush Haradinajn si kandidat.  “Për pozitën e presidentit, Aleanca nuk i ka vendosur kushte askujt. Nëse LDK-ja dhe PDK-ja konsiderojnë se Ramush Haradinaj mund të jetë kandidat i përbashkët, Aleanca normalisht që e mbështet”, deklaroi Arifi.

Kontrolloni gjithashtu

Shuma e buxhetit për blerjen e teksteve e mjeteve mësimore gjatë vitit shkollor 2022-2023, ishte mbi 11 milionë euro. Kështu u tha në komisionin Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore

Viti i ri shkollor nis më 1 shtator, prindërit kritikojnë subvencionimin e teksteve

Më pak se dy javë para nisjes së vitit të ri shkollor në Kosovë, prindërit …