Komuna e Skenderajt ka shënuar 250-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës përmes aktiviteteve të organizuara me këtë rast. Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka uruar popullin amerikan, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA-ja i ka dhënë Kosovës në rrugëtimin drejt lirisë, paqes dhe shtetndërtimit. “Urime 250-vjetori i Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës! Në këtë ditë të veçantë, shprehim urimet më të përzemërta për popullin mik amerikan, duke shprehur mirënjohje të thellë për mbështetjen e palëkundur ndaj Kosovës në rrugëtimin tonë drejt lirisë, paqes dhe shtetndërtimit. Miqësia jonë është e përhershme!”, ka shkruar Lushtaku. Me aktivitetet e organizuara, Skenderaj iu bashkua shënimit të kësaj date historike, duke vlerësuar partneritetin dhe miqësinë e qëndrueshme mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
