Gani Koci: Mohimi i demonstratave të vitit 1981 është fyerje për historinë e Kosovës

Gani Koci, një nga organizatorët kryesorë të demonstratave studentore të vitit 1981, ka reaguar me tone të ashpra ndaj publicistit Veton Surroi, pasi ky i fundit deklaroi se protestat e asaj kohe nuk kishin arsye të organizoheshin. Përmes një postimi në Facebook, Koci e cilësoi deklaratën e Surroit si një qëndrim që mohon një nga ngjarjet më të rëndësishme të rezistencës politike të shqiptarëve në Kosovë. Ai e akuzoi Surroin se përfaqëson një mendësi të trashëguar nga sistemi i dikurshëm jugosllav, duke shtuar se figura me këtë mentalitet vazhdojnë të kenë ndikim edhe në institucionet e shtetit. “Kjo gropë septike akoma po kundërmon. Fatkeqësisht, mbetjet serbosllave, si kjo, kanë zënë vend deri në institucionet më të larta shtetërore!”, ka shkruar Koci në reagimin e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Rritet prodhimi i qymyrit, por Kosova vazhdon të importojë energji elektrike

Kosova vazhdon të mbetet e varur nga importi i energjisë elektrike, pavarësisht rritjes së prodhimit …