Rritet prodhimi i qymyrit, por Kosova vazhdon të importojë energji elektrike

Kosova vazhdon të mbetet e varur nga importi i energjisë elektrike, pavarësisht rritjes së prodhimit të qymyrit gjatë këtij viti. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në muajin prill janë nxjerrë mbi 862 mijë tonë qymyr, rreth 20 për qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Megjithatë, importi i energjisë elektrike ka vazhduar për të mbuluar kërkesën e konsumit, ndërsa vetëm 16 për qind e energjisë në vend prodhohet nga burime alternative. Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, e ka cilësuar situatën paradoksale, duke thënë se rritja e nxjerrjes së qymyrit do të duhej të reflektohej në një prodhim më të madh vendor të energjisë elektrike dhe në uljen e nevojës për importe. Nga ana tjetër, ambientalistët kërkojnë që institucionet të fokusohen më shumë në ndikimin e sektorit energjetik te qytetarët dhe të rrisin përgjegjësinë institucionale për problemet në këtë fushë.

Kontrolloni gjithashtu

Shqiptarët protestojnë në Zarë, kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

Dhjetëra shqiptarë janë mbledhur në Zarë të Kroacisë në një protestë në mbështetje të ish-krerëve …