Kryetari Latifi priti në takim përfaqësuesit e KRU “Gjakova”

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, priti në takim Kryeshefin e KRU “Gjakova”, Hasan Krasniqi, së bashku me bashkëpunëtorët, me të cilët diskutoi për gjendjen e furnizimit me ujë të pijshëm në komunën e Rahovecit.

Gjatë takimit u kërkua sigurimi i furnizimit të qëndrueshëm me ujë gjatë sezonit veror, sanimi i shpejtë i defekteve, përmirësimi i rrjetit të ujësjellësit, si dhe zgjidhja e çështjes së furnizimit me ujë në Drenoc, Senoc dhe fshatrat e zonës së Opterushës.

Palët u dakorduan që kërkesat dhe shqetësimet e qytetarëve të trajtohen me prioritet, duke rritur angazhimin për përmirësimin e shërbimeve dhe zgjidhjen e problemeve në furnizimin me ujë.

Kontrolloni gjithashtu

Edhe 6 gjoba të reja për hedhjen e mbeturinave në vende të paautorizuara dhe mosrespektimin e orarit

Inspektorati Komunal i Ferizajt po punon me përkushtim të shtuar për identifikimin dhe ndëshkimin e …