Ramush Haradinaj përkujton Betejën e Loxhës: Nderim i përjetshëm për dëshmorët e lirisë

Ish kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar Betejën e Loxhës, duke e cilësuar atë si një nga ngjarjet që dëshmon bashkimin e shqiptarëve dhe sakrificën për lirinë e Kosovës. Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka nderuar luftëtarët dhe dëshmorët që ranë në këtë betejë, duke theksuar se ata u bënë pjesë e themeleve të lirisë së vendit. “Nderojmë përjetë luftën e luftëtarëve shqiptarë në Loxhë. Ashtu siç dinë shqiptarët të bashkohen kundër armikut, ashtu ishim të gjithë bashkë në Loxhë. Nderim i përjetshëm për dëshmorët që u përjetësuan në themelet e lirisë: Tahir Shala, Rrustem Bruqi, Enver Alaj, Lumni Surdulli dhe Xhavit Qufaj”, ka shkruar Haradinaj. Ai kujtoi gjithashtu edhe luftëtarët nga fshati Rudicë – Nimon Bajraktarin, Haki Ahmetxhekajn dhe Bashkim Mehmetajn – të cilët, sipas tij, ranë në përpjekje për të sjellë armët e lirisë, si dhe bashkëluftëtarin Arsen Mazrekaj, i cili po ashtu humbi jetën në të njëjtën ditë.

Kontrolloni gjithashtu

Rritet prodhimi i qymyrit, por Kosova vazhdon të importojë energji elektrike

Kosova vazhdon të mbetet e varur nga importi i energjisë elektrike, pavarësisht rritjes së prodhimit …