Sali Bislimi apelon te eurodeputeti Kyuchyuk: Bëni diçka për Hashim Thaçin

Veprimtari shqiptar në Zvicër, Sali Bislimi, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike me eurodeputetin liberal-demokrat, Ilhan Kyuchyuk, i cili njëherësh është kryetar i Komisionit për Çështje Juridike në Parlamentin Evropian. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bislimi tha se gjatë bisedës i ka kërkuar eurodeputetit të angazhohet lidhur me procesin gjyqësor ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, duke shprehur shqetësimin për kohëzgjatjen e paraburgimit të tij. “Ju lutem bëni diçka për presidentin Thaçi. Është turp për demokracinë evropiane me standarde të dyfishta për Kosovën. Si është e mundur gjashtë vite në paraburgim, si një burg pa gjyq. Nuk ngrihet kredibiliteti i gjykatës duke krijuar dhimbje dhe padrejtësi”, ka shkruar Bislimi. sAi e ka cilësuar të papranueshme vazhdimin e paraburgimit të Thaçit, duke bërë thirrje për respektimin e standardeve të drejtësisë dhe trajtim të barabartë në procesin gjyqësor

Kontrolloni gjithashtu

Rritet prodhimi i qymyrit, por Kosova vazhdon të importojë energji elektrike

Kosova vazhdon të mbetet e varur nga importi i energjisë elektrike, pavarësisht rritjes së prodhimit …