Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste në Shqipëri, Taulant Balla, ka pritur në një takim në Kuvendin e Shqipërisë deputetin e zgjedhur të PDK-së dhe ish-ministrin e Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj. Pas takimit, Balla bëri të ditur se gjatë bisedës janë trajtuar një sërë çështjesh me rëndësi për Kosovën dhe rajonin, përfshirë procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, marrëdhëniet Kosovë–Shqipëri, integrimin evropian dhe sigurinë rajonale. “Mirëprita në Kuvendin e Shqipërisë Enver Hoxhajn, anëtar i Parlamentit të Kosovës, ish-kryetar i PDK-së dhe ish-ministër i Jashtëm i Kosovës. Procesi i tejzgjatur pa asnjë provë kundër komandantëve të UÇK-së në Hagë, progresi i Shqipërisë në rrugën e anëtarësimit në BE, nevoja për statusin e vendit kandidat në BE për Kosovën, samiti i kësaj jave i NATO-s, çështjet e sigurisë dhe ndërhyrjet e huaja malinje në rajonin tonë ishin ndër temat kryesore të bisedës”, ka shkruar Balla në Facebook.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
