LBK kërkon publikimin urgjent të rezultateve të analizave, shpreh mbështetje për kompaninë Vita

Lidhja e Bizneseve të Kosovës ka shprehur mbështetjen e saj për kompaninë prodhuese Vita, duke u bërë thirrje Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë  dhe institucioneve përgjegjëse që të publikojnë sa më shpejt rezultatet zyrtare të kontrolleve dhe analizave në sektorin e qumështit. Përmes një reagimi, LBK thekson se mbështet zbatimin e ligjit, kontrollet profesionale dhe mbrojtjen e sigurisë ushqimore, por kundërshton çdo veprim që, sipas saj, mund të ndikohet nga politika. “Rezultatet duhet të jenë ekskluzivisht profesionale, të pavarura dhe të liruara nga çdo ndërhyrje politike apo interes tjetër”, thuhet në reagim. Sipas LBK-së, çdo ditë vonesë në përfundimin e analizave po shkakton dëme të konsiderueshme për kompaninë Vita, blegtorët, fermerët, përpunuesit dhe të gjithë sektorin e qumështit, duke rrezikuar prodhimin vendor, vendet e punës dhe reputacionin e produkteve të Kosovës. LBK vlerëson se kjo situatë po krijon avantazh për produktet e importuara, duke dobësuar konkurrueshmërinë e prodhuesve vendorë dhe duke goditur një nga sektorët strategjikë të ekonomisë së vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Shqiptarët protestojnë në Zarë, kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

Dhjetëra shqiptarë janë mbledhur në Zarë të Kroacisë në një protestë në mbështetje të ish-krerëve …