OVL-UÇK Gjakovë fton në ceremoninë përkujtimore për Dëshmorët e Morinës

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Gjakovë njofton familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe të gjithë qytetarët e Komunës së Gjakovës dhe mbarë trojeve shqiptare, se të martën, më 7 korrik 2026, duke filluar nga ora 10:00, do të mbahet ceremonia përkujtimore me rastin e 28-vjetorit të rënies heroike të Dëshmorëve të Kombit në fshatin Morinë të Gjakovës. Homazhet do të zhvillohen në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Morinë, ku do të nderohet sakrifica sublime e bijve më të mirë të kombit, të cilët dhanë jetën për lirinë e Kosovës. Pjesëmarrja juaj është nderim për veprën e dëshmorëve dhe për luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lavdi e përjetshme Dëshmorëve të Kombit!
Krenarë përherë me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës!

Kontrolloni gjithashtu

Në Viti përurohen dy libra të Ali Tahirit, një ngjarje letrare kushtuar kujtesës, jetës dhe historisë

Në Viti u zhvillua një veprimtari e veçantë kulturore dhe letrare, në kuadër të së …