BE-ja drejt hapjes së Klasterit 3 për Serbinë, vendimi pritet këtë muaj

Komisioni Evropian pritet t’u rekomandojë shteteve anëtare të Bashkimit Evropian hapjen e Klasterit 3 në negociatat e anëtarësimit me Serbinë, ndërsa dokumenti do të shqyrtohet në takimin e ambasadorëve të BE-së më 8 korrik. Sipas Radio Evropa e Lirë, Brukseli vlerëson pozitivisht ndryshimet e fundit në ligjet për gjyqësorin, funksionalizimin e Organit Rregullator për Mediat Elektronike, përparimin në reformën zgjedhore dhe hapat drejt harmonizimit me politikat e BE-së. Megjithatë, Serbia ende nuk është harmonizuar me sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Rusisë, Bjellorusisë dhe Kinës, çështje që vazhdon të mbetet pengesë për disa vende anëtare. Sipas raportimeve të mëhershme të Radio Evropa e Lirë, disa vende anëtare vazhdojnë të kenë rezerva për shkak të mospërputhjes së Serbisë me politikën e jashtme të BE-së dhe mangësive në fushën e sundimit të ligjit. Hapja e Klasterit 3 kërkon miratimin unanim të të gjitha shteteve të BE-së, ndërsa java e ardhshme konsiderohet vendimtare për vazhdimin e negociatave.

Kontrolloni gjithashtu

Fermerët protestojnë para Ministrisë së Bujqësisë, derdhin qumështin dhe kërkojnë zgjidhje urgjente

Fermerët dhe prodhuesit e qumështit kanë protestuar të dielën para Ministrisë së Bujqësisë, duke shprehur …