Latifi: Çfarë po ndodh me Zonën Ekonomike – Parkun Industrial mbi Opterushë?

Çfarë po ndodh me Zonën Ekonomike – Parkun Industrial mbi Opterushë, ka pyetur gjatë një Video-Adresimi, kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajlk Latifi. Ai ka kritikuar për neglizhencë Ministrinë e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrëisë si dhe KIESA-n që nuk kanë ndërmarr asnjë veprim për të kryer obligimet nga Memorandumi, ku Komuna e Rahovecit ka pranuar participimin 20% nga kontrata prej 2.8 milion.

Latifi ka cekur se kërkesa e tyre është e thjeshtë: Të rifillojnë punimet në 34.89 hektarët e Parkut Industrial, ose kompetencat për realizimin e projektit t’i kalohen Komunës së Rahovecit.

Ky park është jetik për zhvillimin ekonomik të komunës sonë. Bizneset e Rahovecit kanë nevojë për hapësirë dhe për mbështetje për t’u zgjeruar, për të investuar dhe për të krijuar vende të reja pune.

E përsërisim: urgjentisht, duam veprime konkrete, boll më me vonesa sepse zhvillimi ekonomik nuk mund të mbahet peng, pakufi, ka thënë kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Edhe 6 gjoba të reja për hedhjen e mbeturinave në vende të paautorizuara dhe mosrespektimin e orarit

Inspektorati Komunal i Ferizajt po punon me përkushtim të shtuar për identifikimin dhe ndëshkimin e …