Në Voksh u përkujtua Heroi i Kombit Agim Mazrekaj

Në 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit, Agim Mazrekaj, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega Deçan organizoi homazhe dhe vendosje të kurorave me lule në vendin e rënies së tij, në Voksh. Në ceremoninë përkujtimore morën pjesë Ramush Haradinaj, Abdyl Mushkolaj, bashkëluftëtarë, familjarë të dëshmorit dhe qytetarë të shumtë, të cilët nderuan veprën dhe sakrificën e Agim Mazrekajt, i cili la jetën që kishte ndërtuar në Zvicra për t’iu bashkuar radhëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës në mbrojtje të atdheut. Sipas OVL-UÇK-së, më 7 korrik 1998 u shkrua një kapitull i rëndësishëm i historisë së luftës, ku në përballje me forcat serbe ranë heroikisht disa nga luftëtarët më të mirë të UÇK-së, duke lënë pas një trashëgimi të përhershme sakrifice dhe atdhedashurie. Me homazhet e zhvilluara në Voksh u përkujtuan heroizmi dhe flijimi i dëshmorëve të kombit, ndërsa u përcoll mesazhi se kujtimi për ta mbetet i përjetshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Bekë Berisha

Bekë Berisha: Populli u bë bashkë me UÇK-në edhe në ditët më të vështira

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që të …