Drejtoresha e Arsimit Arbëreshë Krasniqi mbajti takim me drejtorët e shkollave të Komunës së Malishevës

Drejtoresha e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim në Komunën e Malishevës, Arbëreshë Krasniqi, zhvilloi një takim pune me drejtorët e institucioneve arsimore të komunës, ku u diskutua për përmbylljen e vitit shkollor 2025/2026 dhe përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2026/2027.

Drejtoresha Krasniqi, gjatë takimit me drejtorët e shkollave të niveleve që nga çerdhet, parafilloret, filloret, të mesme të ulët dhe të mesme të lartë si dhe profesionale, vlerësoj mbarëvajtja e procesit mësimor, angazhimin e stafit drejtues dhe mësimdhënës, si dhe rezultatet e arritura nga nxënësit gjatë vitit shkollor që po shkon drejt përmbylljes e që u vlersuan rezultatet edhe në aktivitete jashtëkurrikulare si mjaft domethënëse dhe motivuese. Njëkohësisht u analizuan sfidat e hasura gjatë vitit dhe u diskutuan mundësitë për adresimin e tyre në të ardhmen.

Në fokus të veçantë ishin përgatitjet për vitin shkollor 2026/2027, duke përfshirë planifikimin e aktiviteteve edukativo-arsimore, përmirësimin e kushteve në shkolla, ngritjen e cilësisë në mësimdhënie dhe krijimin e një mjedisi sa më të favorshëm për nxënësit dhe personelin arsimor.

Drejtoresha Krasniqi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Drejtorisë së Arsimit dhe institucioneve shkollore, duke vlerësuar rolin e drejtorëve në menaxhimin e suksesshëm të shkollave dhe në realizimin e objektivave arsimore.

Takime të tilla pune janë pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për identifikimin e sfidave dhe avancimin e cilësisë në arsim.

Në përfundim të takimit, u shpreh gatishmëria e përbashkët për t’u përballur me sfidat e vitit të ri shkollor dhe për të vazhduar punën në funksion të zhvillimit dhe avancimit të arsimit në Komunën e Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Burrniku i Ferizajt, destinacioni që po shndërrohet në perlën e turizmit malor

Me peizazhe mbresëlënëse, ajër të pastër dhe pamje panoramike që shpalosin bukurinë e Ferizajt nga …