Sadik Halitjaha: Veteranëve nuk po u jepet një e drejtë e re, por po zbatohet me vonesë ligji

Ish-luftëtari i UÇK-së, Sadik Halitjaha, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme lidhur me të drejtën e veteranëve për të përfituar njëkohësisht pensionin e pleqërisë dhe atë të veteranit, duke vlerësuar se nuk bëhet fjalë për një të drejtë të re, por për zbatimin e vonuar të ligjit. Sipas Halitjahës, pensioni i pleqërisë është një e drejtë e garantuar me ligj për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe nuk është dashur që veteranët e luftës të përjashtoheshin nga kjo e drejtë për më shumë se një dekadë. Ai ka theksuar se problemi nuk ka qenë te ligji, por te moszbatimi i tij nga institucionet përgjegjëse, duke shtuar se mijëra veteranë janë detyruar të ndjekin procedura gjyqësore për të realizuar një të drejtë që, sipas tij, u ka takuar që nga fillimi. Halitjaha ka kritikuar qeveritë dhe administratën për, siç është shprehur ai, mosnxjerrjen e akteve administrative të nevojshme për zbatimin e ligjit, ndërsa ka vlerësuar se zbatimi selektiv ka krijuar pabarazi mes veteranëve. Ai ka kërkuar që vendimet gjyqësore të zbatohen në mënyrë të barabartë për të gjithë përfituesit dhe ka theksuar se ligji nuk duhet të interpretohet me standarde të ndryshme për kategori të caktuara të qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Eliza Hoxha: Demokracia nuk ndërtohet me vota të imponuara

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka bërë të ditur se …