Sadik Halitjaha: U bë përrallë një e drejtë që ligji e ka garantuar prej vitesh

Vendimi i fundit i Gjykatës Supreme për të drejtën e veteranëve të UÇK-së që të përfitojnë edhe pensionin e pleqërisë, krahas pensionit të veteranit, po paraqitet si një risi, ndërkohë që kjo e drejtë ka ekzistuar në ligj që nga miratimi i tij.

Pensioni i pleqërisë është një e drejtë ligjore që u takon të gjithë qytetarëve të Kosovës, madje edhe atyre që nuk kanë pasur marrëdhënie pune apo që përfitojnë pension kontributdhënës në shtete të tjera. Prandaj shtrohet pyetja: pse vetëm veteranët, invalidët e luftës dhe luftëtarët e UÇK-së u privuan për vite me radhë nga kjo e drejtë?

Problemi nuk ka qenë ligji, por moszbatimi i tij. Për më shumë se një dekadë, qeveritë dhe administrata nuk nxorën aktet e nevojshme administrative për ta zbatuar ligjin, duke detyruar mijëra veteranë të ndjekin rrugën gjyqësore.

Sot thuhet se Gjykata Supreme ua ka njohur këtë të drejtë veteranëve, ndërkohë që ajo u ka takuar gjithmonë. Shumë prej tyre e kanë realizuar këtë të drejtë vetëm pasi kanë angazhuar avokatë dhe kanë fituar proceset gjyqësore.

Ligji nuk mund të zbatohet me standarde të dyfishta. Nëse disa veteranë e kanë gëzuar këtë të drejtë, atëherë ajo duhet t’u njihet të gjithë atyre që plotësojnë kushtet ligjore.

Kontrolloni gjithashtu

FJALA E ALI AHMETIT NË DIBËR

Vëllezër e motra, Të dashur anëtarë të Bashkimit Demokratik për Integrim, Dega e posazgjedhur e …