Komuna e Skenderajt njofton të gjithë qytetarët se me fillimin e sezonit të korrje-shirjeve dhe rritjen e temperaturave, rritet ndjeshëm edhe rreziku i përhapjes së zjarreve në fusha, pyje dhe sipërfaqe të tjera me bimësi.
Me qëllim të mbrojtjes së jetës, pronës dhe mjedisit, komuna u bën thirrje të gjithë qytetarëve, fermerëve dhe subjekteve bujqësore që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të respektojnë masat parandaluese.
Apelojmë që të mos ndizni zjarre në fusha, livadhe, pyje apo në afërsi të tyre, të mos digjni mbetjet e korrjeve, kashtën apo mbeturina të tjera bujqësore, të shmangni çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr, veçanërisht gjatë ditëve me temperatura të larta dhe erëra, të raportoni menjëherë çdo vatër zjarri ose rrezik për shpërthim zjarri tek organet kompetente.
Çdo pakujdesi mund të shkaktojë pasoja të rënda për jetën e njerëzve, pronën, kulturat bujqësore dhe pasuritë pyjore.
Komuna e Skenderajt apelon për bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve në ruajtjen e sigurisë publike dhe mbrojtjen e mjedisit. Vetëm përmes përgjegjësisë dhe kujdesit të përbashkët mund të parandalojmë zjarret dhe dëmet që ato shkaktojnë.
Në rast rreziku ose zjarri, kontaktoni menjëherë:
Shërbimin e Zjarrfikjes – 193
Policinë e Kosovës – 192
Numrin emergjent – 112