Bedri Hamza pret Nancy Soderberg, diskutojnë zhvillimet politike në Kosovë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka pritur në takim drejtoreshën e National Democratic Institute në Kosovë, Nancy Soderberg, me të cilën ka diskutuar për zhvillimet politike në vend dhe proceset demokratike. Gjatë takimit, Hamza vlerësoi kontributin e NDI-së në forcimin e demokracisë dhe zhvillimin e kapaciteteve institucionale në Kosovë, duke shprehur mirënjohje për mbështetjen që kjo organizatë i ka ofruar PDK-së ndër vite. Në fokus të bisedës ishin edhe zhvillimet politike pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të përgjithshme, ku Hamza theksoi se Kosova ka nevojë për institucione funksionale që do të përqendrohen në zhvillimin ekonomik dhe avancimin e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian. Kryetari i PDK-së informoi gjithashtu përfaqësuesit e NDI-së lidhur me përgatitjet për zgjedhjet e brendshme të partisë, ndërsa drejtoresha Nancy Soderberg shprehu gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit me PDK-në edhe në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Më 23 gusht të vitit 1932 ka vdekur Marigo Pozio, veprimtare e Lëvizjes Kombëtare për çlirimin e Shqipërisë

Më 23 gusht të vitit 1932 ka vdekur Marigo Pozio, veprimtare e Lëvizjes Kombëtare për çlirimin e Shqipërisë

Më 23 gusht të vitit 1932 ka vdekur Marigo Pozio, veprimtare e Lëvizjes Kombëtare për …