Avdullah Hoti: Diversifikimi energjetik është në interesin strategjik të Kosovës

Deputeti i rizgjedhur i Kuvendit të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas deklaratave të përfaqësueses së Shteteve të Bashkuara në Kosovë, duke theksuar se Uashingtoni po e rithekson rëndësinë e diversifikimit të burimeve energjetike të Kosovës përmes projektit të gazit natyror amerikan. Përmes një reagimi publik, Hoti tha se përfaqësuesja e SHBA-së ka përsëritur edhe një herë thirrjen që Kosova të avancojë me projektin strategjik të gazit amerikan, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm për sigurinë energjetike dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Sipas tij, zyrtarja amerikane ka vlerësuar edhe angazhimin e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë në mbështetje të këtij projekti, të cilin e ka cilësuar si një investim me rëndësi strategjike për të ardhmen energjetike të Kosovës. Hoti theksoi se mesazhet e përsëritura të SHBA-së dëshmojnë rëndësinë që partnerët strategjikë i kushtojnë diversifikimit të furnizimit me energji dhe forcimit të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

Kontrolloni gjithashtu

Haki Abazi: Kosova ka mbetur pa institucione dhe pa përparim në njohjet ndërkombëtare

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se …