Rifilluan punimet për rregullimin e hapësirës publike në qendrën e Klinës së Epërme

Kanë rifilluar punimet për rregullimin e hapësirës publike në qendrën e Klinës së Epërme, një investim i rëndësishëm i Komunës së Skenderajt, që do ta transformojë këtë zonë në një hapësirë moderne, funksionale dhe dinjitoze për të gjithë banorët.

Me rastin e rifillimit të punimeve, vendpunishten e vizituan Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, , drejtori i Urbanizmit Arbnor Çitaku dhe asambleisti Sefer Bajraktari. Kryetari Lushtaku, i cili nga afër u njoftua me ecurinë e projektit, ritheksoi përkushtimin e komunës për realizimin e investimeve që përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve në çdo lokalitet.

Ky është një tjetër premtim që po bëhet realitet, në kuadër të angazhimit tonë për të investuar në çdo lagje e çdo fshat të Komunës së Skenderajt. Me punë të vazhdueshme, po krijojmë hapësira publike më të mira, më funksionale dhe më të zhvilluara për të gjithë qytetarët.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati priti në takim  ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati i shoqëruar nga bashkëpunëtorvt e tij kanë …