15 vite më parë ra në krye të detyrës Enver Zymberi, pjesëtar i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës. Mëngjesin e 25 korrikut të vitit 2011, pjesëtar të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës u nisën drejt pikave kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, me qëllim të vendosjes së rendit institucional në këto pika kufitare. Ata u përballen me rezistencë të armatosur nga strukturat ilegale serbe në veri. Gjatë përleshjeve, polici i Njësisë Speciale, Enver Zymberi, u qëllua për vdekje, duke rënë në krye të detyrës për mbrojtjen e rendit dhe ligjit në territorin e Republikës së Kosovës. Për trimërinë e treguar, ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e dekoroi Enver Zymberin me titullin “Hero i Kosovës”, me motivacionin:
“Për trimërinë dhe përkushtimin e treguar deri në flijim për vendosjen e sundimit të ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës”.
Emri i Enver Zymberit vazhdon të kujtohet si një polic që dha jetën në shërbim të vendit dhe u bë pjesë e historisë së Kosovës.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
