Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se gjatë vitit 2016 janë shuar mijëra biznese

Zvogëlohet ndjeshëm numri i bizneseve në Kosovë

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini ka tërhequr vërejtjen për zvogëlim të ndjeshëm të numrit të bizneseve në Kosovë. Ai ka saktësuar se muaji maj i këtij viti e gjen Kosovën me 225 biznese më pak të regjistruara. “Aleanca e Biznesit vlerëson se nga viti në vit është duke u përkeqësuar trendi i ndërmarrësisë në Kosovë dhe bizneset e reja janë më pak në krahasim me vitet e kaluara dhe kemi rreth 200 sosh, nëse e krahasojmë gjashtëmujorin e parë të vitit 2025, sa ishin 6640 biznese, kurse tani janë të regjistruara më pak rreth 200 biznese. Dhe nëse flasim për këtë trend të rritjes së bizneseve dhe nëse flasim për shuarjen e bizneseve, ne këtë vit një shuarje e bizneseve kemi mesatarisht diku mbi 700 biznese të shuara, sipas statistikave, por sipas Aleancës Kosovare të Biznesit numri i bizneseve të shuara, të pushuara dhe të falimentuara për gjashtë mujorin e parë e kap mbi 2000 kompani. Dhe këtë ne e analizojmë në bazë të fakteve në terren, në bazë të informatave që kemi nga degët e Aleancës Kosovare të Biznesit, rreth e përqark Kosovës” ka theksuar njohësi i ekonomisë, Agim Shahini.

Kontrolloni gjithashtu

Xhavit Haliti: Driton Selmanajn ta njohë opinioni si politikan të besueshëm për opinionin, për vlerësimet politike, jo si opinionist i paguar

Xhavit Haliti: Presidenti mund të propozohet nga PDK-ja edhe pa marrëveshje qeverisëse me LVV-në

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka lënë të hapur mundësinë …