Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demoklratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas publikimit të informacioneve për një profil të rremë në rrjetet sociale, dhe kërkuar hetim të plotë nga organet e drejtësisë. Ajo ka shkruar se lufta hibride në botën virtuale ka lënë dhe vazhdon të lërë pasoja të mëdha, jo vetëm politike, por edhe shoqërore. “Përmbysen vlerat, rrënohen reputacione, sulmohen individë dhe minohet besimi në institucione. Pjesa më e dhimbshme është se, sipas asaj që po del në publik, ky fenomen nuk duket të ketë qenë thjesht veprim i individëve të izoluar. Dyshimet se rrjete të tilla janë toleruar, inkurajuar apo përdorur për përfitime politike janë jashtëzakonisht serioze dhe kërkojnë zbardhje të plotë. Prandaj, Prokuroria duhet të veprojë pa asnjë hezitim. Jo vetëm për rastin e “Lule Gjelit”, por për çdo profil të rremë dhe çdo rrjet të organizuar që ka prodhuar shpifje, kërcënime, gjuhë urrejtjeje dhe manipulim të opinionit publik” ka shkruar Vlora Çitaku.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
