Kryetari Sami Lushtaku, priti në takim Kryetarin e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, z. Sherif Kastrati

Kryetari i Komunës së Skenderajt, z. Sami Lushtaku, priti në takim Kryetarin e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, z. Sherif Kastrati, si dhe Kryetarin e Shoqatës së Pensionistëve të Skenderajt, z. Shaqir Mecini.

Gjatë takimit u diskutua për çështjet që lidhen me mirëqenien e pensionistëve, sfidat me të cilat përballen, si dhe mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Komunës dhe organizatave që përfaqësojnë pensionistët.

Kryetari Lushtaku shprehu gatishmërinë e Komunës për të vazhduar mbështetjen ndaj kësaj kategorie të rëndësishme të shoqërisë, duke vlerësuar kontributin e pensionistëve ndër vite dhe rëndësinë e përfshirjes së tyre në jetën shoqërore.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë shënoi Tetorin Rozë me aktivitete sensibilizuese për ndërgjegjësimin mbi kancerin e gjirit

Komuna e Vitisë, përmes Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale dhe Qendrës Kryesore të Mjekësisë …