Kryetari Haliti vizitoi punimet në ndërtimin e palestrës sportive të Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” në Viti

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar sot punimet që janë duke u zhvilluar në ndërtimin e palestrës sportive të Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” në Viti.

Me këtë rast, kryetari Haliti u njoftua nga afër me ecurinë e punimeve, duke theksuar rëndësinë që ka realizimi i këtij projekti për krijimin e kushteve sa më të mira për zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe edukative.

Ai theksoi se investimet në infrastrukturën sportive janë investime në të ardhmen e të rinjve, duke krijuar hapësira moderne për nxënësit, sportistët dhe të gjithë sportdashësit.

“Vitia ka dëshmuar ndër vite se ka sportistë të dalluar, të cilët me sukses e kanë përfaqësuar komunën tonë në gara të ndryshme. Prandaj, obligimi ynë është që të krijojmë kushte sa më të mira për zhvillimin e tyre dhe për nxitjen e brezave të rinj që të merren me sport”, u shpreh kryetari Haliti.

Kontrolloni gjithashtu

Deçani mobilizohet për marshin për Liri “Kosova po pret” më 12 shtator

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj ka njoftuar përmes një postimi në Facebook, se …