Arifi: Qeveria e Kosovës nuk do të hyjë në asnjë mënyrë në një proces të ridizajnimit të kufijve në Ballkan

Avni Arifi: Ftesa e kryeministri Isa Mustafa për dialog me opozitën nuk është e sinqertë

Anëtari i Kryesisë së AAK-së,  Avni Arifi, ka thënë se ftesa e kryeministri Isa Mustafa për dialog me opozitën nuk është e sinqertë. Arifi ka reaguar edhe ndaj deklaratës së ish-liderit të Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurtit, i cili ka thënë se thënë se çështja e Demarkacionit me Malin e Zi mund të sjellë sërish luftë në Kosovë brenda pesë vitesh. “Asgjë të sinqertë nuk ka në ftesën e kryeministrit Mustafa për dialog për demarkacion. Është vetëm një dinakëri e radhës që ta fitojë në kohë dhe në ndërkohë ta rrisë presionin te deputetët e tij që ta votojnë versionin aktual të demarkacionit. Po ashtu, kërcënimet e ‘liderit’ të VV-së, Kurtit, se votimi i demarkacionit do të thotë luftë me Malin e Zi është nxitje për deputetët që ta votojnë këtë version të demarkacionit. Po çfarë lufte, nëse përfaqësuesit e popullit e votojnë ….ky ende po beson se me 16 votat e tij e ka parandaluar votimin, ka shkruar Arifi.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …