Zëvendës kryetari i komunës së Vitisë, z. Hasan Aliu ka pritur sot në takim udhëheqësin e Divizionit të Zyrës Rajonale të Agjencisë së Privatizimit (AKP), në Gjilan, Zeqirja Morina.
Ky takim është mbajtur me qëllim të diskutimit të çështjeve me interes të përbashkët për Komunën e Vitisë dhe AKP-në, si dhe të avancimit të bashkëpunimit institucional lidhur me administrimin, shfrytëzimin dhe trajtimin e pronave në funksion të zhvillimit lokal dhe menaxhimit sa më efikas të pronave të NSH-ve në territorin e Komunës së Vitisë.
Në këtë takim z. Aliu dhe z.Morina diskutuan statusin dhe perspektivën e pronave në të cilat ushtrojnë veprimtarinë ndërmarrjet me interes publik KRU “Hidromorava” dhe “Eco Higjiena”, objektet e të cilave ndodhen në pronë të NSH “Agromorava”;
Poashtu u bisedua rreth trajtimit dhe koordinimit institucional, shkëmbimit të informatave për çështjet pronësore dhe projektet zhvillimore që kërkojnë bashkëpunim ndërmjet Komunës së Vitisë dhe AKP-së, si dhe aktiviteteve ekonomike në prona të administruara nga AKP.