Afati për aplikimin e dëmeve nga breshëri dhe stuhia mbetet i hapur deri më 05.08.2026

Komuna e Vitisë, konkretisht Komisioni për Vlerësimin e Dëmeve nga Fatkeqësitë Natyrore njofton të gjithë qytetarët vitias se afati i dorëzimit të dokumentacionit të dëmeve të shkaktuara nga breshëri dhe stuhia do të pranon deri me datën: 05.08.2026.

Ftohen të gjithë qytetarët, ekonomitë familjare, bizneset dhe subjektet e tjera që kanë pësuar dëme në shtëpi, objekte përcjellëse, prodhime bujqësore apo prona të tjera, që sa më parë të paraqesin rastet e tyre, në mënyrë që komisioni të dalë në terren dhe të kryejë vlerësimin sipas procedurave ligjore.

Për paraqitjen e dëmeve dhe informata shtesë, qytetarët mund të kontaktojnë anëtarët e komisionit në këta numra të telefonit:

* Mustafë Islami – 044 616 098

* Xhelal Musa – 045 805 511

* Avni Misini – 044 249 910

Ju lutëm që komisionin në fjalë të kontaktoni në ditët e punës brenda orarit zyrtar.

Vërejtje: Dorëzimi i dokumenteve pas datës 05.08.2026 nuk do të pranohen!

Ju faleminderit për mirëkuptimin tua!

Kontrolloni gjithashtu

Zv.kryetari Aliu priti në takim përfaqësuesit e AKP-së

Zëvendës kryetari i komunës së Vitisë, z. Hasan Aliu ka pritur sot në takim udhëheqësin …