Kryetari Ramosaj, priti në takim Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadorin Gerard McGurk

Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, priti në takim Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadorin Gerard McGurk.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit në Komunën e Deçanit, si dhe për angazhimet dhe sfidat që lidhen me zhvillimin e mëtejmë të komunës.

Me këtë rast, kryetari Ramosaj ritheksoi përkushtimin e Komunës së Deçanit që çdo proces zhvillimor të bazohet në respektimin e ligjeve në fuqi dhe të jetë gjithmonë në shërbim të interesit të qytetarëve.

Në përfundim të takimit, kryetari Ramosaj e falënderoi Ambasadorin McGurk për vizitën dhe për mbështetjen e vazhdueshme që OSBE-ja i ofron Komunës së Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

Fatbardha Zogaj-Reka zgjidhet kryesuese e Grupit të Grave të Kuvendit të Komunës së Ferizajt

Pas përfundimit të mbledhjes së Kuvendit të Komunës së Ferizajt, anëtaret e Kuvendit kanë mbajtur …