Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj: Autoritarët largohen me protesta, jo duke ndjekur agjendën e Kurtit

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe ndërprerjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, pasi Lëvizja Vetëvendosje nuk propozoi kandidat për kryetar të Kuvendit. Molliqaj e cilësoi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, si autoritar, duke thënë se opozita nuk duhet të bjerë në grackën e agjendës së tij politike. “Autoritarët luftohen, autoritarët largohen. Nuk ka autoritar në botë që është normalizuar. Nëse ne i përgjigjemi vazhdimisht agjendës që e krijon Albin Kurti, ai do të fitojë. Ai po na imponon betejat e veta, ndërsa ne po mendojmë se po i japim përgjigjen e duhur”, deklaroi Molliqaj. Ai kritikoi edhe mënyrën se si, sipas tij, po trajtohet çështja e zgjedhjes së presidentit, duke thënë se Kurti po e  pozitës duhet të jetë mbrojtja e demokracisë dhe largimi i Kurtit nga pushteti. “Neve nuk na intereson asgjë si opozitë, përveç demokracisë dhe largimit të Kurtit”, u shpreh ai. Kreu i PSD-së paralajmëroi gjithashtu organizimin e protestave dhe aksioneve qytetare, duke i konsideruar ato si rrugën e vetme për t’iu kundërvënë, sipas tij, qeverisjes së Kurtit. “Po, duhet të organizohen edhe aksione edhe protesta. Nuk ka rrugë tjetër, sepse përndryshe do të ecim sipas agjendës së Kurtit. Ai do ta krijojë Kuvendin dhe do ta zgjedhë Qeverinë”, deklaroi Molliqaj.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK

OVL e UÇK-së kritikon bllokimin institucional: Kosova nuk është pronë e asnjë partie

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar pas ndërprerjes së …