Përfundon pa marrëveshje takimi Kurti–Abdixhiku: “Jemi shumë larg një ujdie”

Takimi i radhës mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përfunduar pa arritje të një marrëveshjeje politike. Përfundimin e takimit pa rezultat e ka konfirmuar vetë Abdixhiku, i cili tha para mediave se dy partitë ende janë larg një dakordimi. “Nuk kam lajme të reja, por jemi shumë, shumë larg marrëveshjes”, ka deklaruar kryetari i LDK-së. Takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut ishte zhvilluar në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për ngërçin institucional dhe për të arritur një marrëveshje që do t’i hapte rrugë konstituimit të Kuvendit dhe formimit të institucioneve të reja. Çështja e zgjedhjes së presidentit, ndarja e përgjegjësive institucionale dhe sigurimi i shumicës së nevojshme parlamentare mbeten ndër pikat kryesore të mospajtimeve mes dy subjekteve politike.

Kontrolloni gjithashtu

Hamza i përgjigjet Kurtit: PDK mbetet në opozitë, konstituojeni Kuvendin

 Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, i është përgjigjur me letër kryeministrit në …