Ermal Mulosmani: Kulm i maskarallëkut të sulmohet Haradinaj për Radojçiçin

Analisti nga Tirana, Ermal Mulosmani, ka reaguar ndaj kritikave të adresuara ndaj Ramush Haradinajt për takimin e tij me Milan Radojçiçin në vitin 2018, duke i cilësuar sulmet si hipokrite. Mulosmani ka thënë se është “kulm i maskarallëkut” që mbështetës të Lëvizjes Vetëvendosje ta kritikojnë Haradinajn për këtë takim, duke rikujtuar rolin e tij gjatë luftës së Kosovës dhe sakrificat e familjes Haradinaj. “Ramush Haradinaj e ka fitue të drejtën me takue kë të dojë ai me rezistencën heroike, vetëmohuese, kundër serbëve. Serbët i kanë vrarë vëllezër, shokë, miq e familjarë”, ka shkruar Mulosmani. Sipas tij, dallimi mes Haradinajt dhe kritikëve të tij qëndron te kontributi gjatë luftës. Mulosmani pretendon se Haradinaj ishte në front duke luftuar, ndërsa disa prej atyre që sot e kritikojnë, sipas tij, e kanë përcjellë luftën nga televizori. Duke iu referuar takimit të vitit 2018 me Radojçiçin, analisti ka theksuar se takimi ishte bërë publikisht dhe nuk ishte mbajtur i fshehtë. Mulosmani ka shkuar edhe më tej me akuzat, duke ngritur si mundësi që ndonjë prej kritikëve të sotëm të Haradinajt mund ta ketë spiunuar atë gjatë luftës. “Nuk përjashtohet mundësia që ndonjë prej atyre që e shan Haradinajn pse e takon Radojçiçin, në kohën e luftës e spiunonte vetë Ramushin te Radojçiçi”, ka deklaruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Britania i bën thirrje politikës kosovare: Kuvendi duhet të konstituohet urgjentisht

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ka reaguar lidhur me krizën e vazhdueshme institucionale …