Një përmbajtje e manipuluar me Inteligjencë Artificiale, e paraqitur si ballinë e një gazete serbe, ka shkaktuar reagime politike pas shpërndarjes nga disa figura të afërta me Lëvizjen Vetëvendosje. Në montazhin e fabrikuar pretendohej se gazeta serbe “Blic” kishte lavdëruar deputeten e AAK-së, Time Kadrijaj, për incidentin në Kuvendin e Kosovës, ku ajo kishte gjuajtur me vezë kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Në ballinën e rreme pretendohej se ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, kishte deklaruar se Kadrijaj “tregoi guxim dhe dinjitet”. Megjithatë, ballina nuk ishte autentike dhe nuk përputhej me botimet reale të “Blic”-ut. Përmbajtja e rreme u shpërnda edhe nga disa figura të njohura për afërsinë e tyre me Vetëvendosjen, përfshirë Elvis Hoxhën, Sadri Ramabajën dhe Enis Sulstarovën. Pas publikimeve, Time Kadrijaj ka reaguar ashpër ndaj atyre që e shpërndanë materialin e manipuluar. “Ju kanë ra maskat. As Beogradi s’ju shpëton!”, ka shkruar Kadrijaj.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
