Partia Demokratike e Kosovës (PDK) insiston se obligimi kushtetues mbetet në fuqi edhe pas skadimit të afatit dhe kërkon vazhdimin e menjëhershëm të seancës, duke paralajmëruar hapa ligjorë e politike.
- Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kërkon respektim strikt të procedurave, ndonëse ka zhvilluar takime me Lëvizjen Vetëvendosje për gjetjen e një daljeje nga kriza.
- Lëvizja Vetëvendosje (LVV), përmes kryetarit Albin Kurti, kërkon kohë shtesë për konsensus politik, duke e kushtëzuar konstituimin me një marrëveshje më të gjerë që përfshin edhe zgjedhjen e presidentit të ardhshëm — çështje që çoi vendin në zgjedhje të parakohshme.
- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) refuzon takimet me LVV-në dhe e fajëson këtë të fundit për bllokadë të ndërgjegjshme institucionale.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
