Uran Ismaili

Uran Ismaili: PDK nuk merr pjesë në takimin e Haxhiut, “Ejani në Kuvend, mos ikni”

Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili, ka kundërshtuar ftesën e ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, për takim me partitë parlamentare shqiptare. Ismaili e ka cilësuar këtë nismë si një tjetër përpjekje të Albin Kurtit për të zvarritur procesin dhe për të shmangur përgjegjësinë për konstituimin e Kuvendit. Sipas tij, Haxhiu do të duhej t’i drejtohej kryesuesit të seancës, Avni Dehari, dhe jo partive politike. “Haxhiu më mirë kishte me qenë me i shkru letër Avni Deharit”, tha Ismaili. Ai bëri të ditur se PDK nuk do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Haxhiu, duke kërkuar që deputetët të kthehen në Kuvend dhe të vazhdojnë procesin e konstituimit. “Prandaj, ky është manipulim i radhës dhe PDK nuk do jetë në atë takim. Po ju themi: ejani në Kuvend, mos ikni”, deklaroi Ismaili.

Kontrolloni gjithashtu

Sahit Muja: Kosova duhet ta shohë energjinë si bazë për zhvillim dhe investime amerikane

Biznesmeni shqiptaro-amerikan Sahit Muja ka folur për mundësitë që Shqipëria dhe Kosova kanë në fushën …