Në një ceremoni të veçantë, kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi i ndau Dekoratën për Humanizëm “Dr. Ali Sokoli” mjekut internist Dr. Shemsedin Popaj, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij shumëvjeçar në shërbimin shëndetësor në komunën e Rahovecit, si dhe për angazhimin e vazhdueshëm në mbrojtjen e shëndetit publik.
Dekorata përbën një vlerësim të veçantë për përkushtimin, profesionalizmin dhe humanizmin e dëshmuar ndër vite në shërbim të qytetarëve të Rahovecit.
Mirënjohje për kontributin e çmuar në shëndetësinë e Rahovecit.