Veteranët e UÇK-së në Deçan përkujtojnë Skender Çekun në 28-vjetorin e rënies

Veteranët e UÇK-së në Deçan përkujtojnë Skender Çekun në 28-vjetorin e rënies, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Deçan, ka përkujtuar sot Gjeneralmajorin dhe Heroin e Kosovës, Skender Çeku, në 28-vjetorin e rënies së tij. Me këtë rast, bashkëluftëtarë, familjarë dhe qytetarë kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora me lule në nderim të figurës së Çekut. Veteranët e kanë cilësuar atë si vizionar, strateg dhe udhëheqës të shquar, duke vlerësuar kontributin dhe sakrificën e tij për atdheun dhe lirinë e Kosovës. “Vepra, sakrifica dhe kujtimi për të do të mbeten përherë të gjalla në zemrat tona. Faleminderit për shërbimin dhe sakrificën tuaj ndaj Atdheut! Lavdi e përjetshme!”, thuhet në njoftimin e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Avdullah Hoti: LDK-ja heq dorë nga balanca, kërkon konstituimin e Kuvendit

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka deklaruar se partia e tij është e gatshme të …