Shpërndahen 100 pako ushqimore për 100 familje në nevojë

Në kuadër të mbështetjes së familjeve në nevojë, sot janë shpërndarë 100 pako ushqimore për 100 familje përfituese të skemës sociale.

Këto pako janë dhuruar nga shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, ndërsa shpërndarja është realizuar përmes Drejtorisë për Mirëqenie Sociale të komunës së Malishevës , ku përfitues janë familjet që janë të regjistruara në skemën sociale, me qëllim që ndihma të arrijë te familjet që kanë më së shumti nevojë për mbështetje.

Drejtoria për Mirëqenie Sociale në Malishevë, falënderon shoqatën bamirëse “Jetimat e Ballkanit” për kontributin e vazhdueshëm për të ndihmuar familjet në nevojë.

Kontrolloni gjithashtu

Ftesë për seancën solemne të Kuvendit të Komunës së Deçanit

Komuna e Deçanit përmes një postimi në faqen e saj zyrtare, njofton anëtarët e Kuvendit …