Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka kërkuar analizë të veçantë për mënyrën se si u arrit marrëveshja mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës për zgjedhjen e Justina Shiroka Pulës presidente. Ajo ka përshëndetur zgjedhjen e presidentes, por ka vënë në pikëpyetje arsyet pse kompromisi u arrit vetëm pak minuta para përfundimit të afatit kushtetues. “Për aq kohë sa ka qenë i mundshëm kompromisi mes PDK-së dhe LVV-së, pse nuk ndodhi më herët? Ne e kemi ditur edhe me vite e muaj më herët. Madje, shkuam në zgjedhje pikërisht për shkak të pamundësisë së zgjedhjes së presidentit. Pse këto dy parti, kur kanë pasur vullnet për ta gjetur një kompromis pse nuk e bënë më herët, që të mos detyrohej Kosova të shkonte në zgjedhje edhe të hynim në kriza politike” ka shkruar deputetja Jehona Lushaku-Sadriu.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
