Përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Gazmend Syla, ka komentuar ecurinë e procesit gjyqësor në Hagë në prag të vendimit që pritet të merret më 16 shtator për katër krerët e UÇK-së. I ftuar në emisionin “Kosova Today”, Syla ngriti shqetësime mbi natyrën e këtij procesi, duke deklaruar se deri më tani Gjykata Speciale ka vepruar nën ndikime politike dhe jo mbi bazën e fakteve apo të provave materiale. Sipas Sylës, nëse trupi gjykues do të mbështetet plotësisht te argumentet dhe provat reale të paraqitura gjatë procesit, ish-drejtuesit e UÇK-së duhet të shpallen të pafajshëm dhe të kthehen në Kosovë. Ai nënviszoi se çdo vendim me prapavijë politike do të ishte me pasoja negative për vendin, luftën çlirimtare dhe të gjithë popullin. Përfaqësuesi i OVL-UÇK-së përfundoi se paanshmëria juridike është rruga e vetme për të nxjerrë në dritë të vërtetën e pafajësisë së bashkëluftëtarëve të tij.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
