Vlora Çitaku: Kuvendi u përket qytetarëve, politika ka kuptim vetëm kur u shërben atyre

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka deklaruar se Kuvendi i Kosovës nuk është pronë e deputetëve, por u përket drejtpërdrejt qytetarëve, përfshirë mjekët, infermierët, fermerët, mësuesit, policët, ushtarët dhe studentët. Përmes një reagimi publik, Çitaku theksoi se institucioni ligjvënës duhet të shërbejë si hapësirë ku të zgjedhurit e popullit adresojnë hallet, brengat dhe sfidat e përditshme të qytetarëve, duke ofruar zgjidhje konkrete për to. Ajo bëri të ditur se është takuar me një grup prodhuesish vendorë, të cilët kontribuojnë në mbajtjen gjallë të ekonomisë dhe krijimin e vendeve të punës, për të dëgjuar nga afër sfidat me të cilat ata përballen në aktivitetin e tyre afarist. Sipas saj, Kuvendi e ka për detyrë t’i dëgjojë kërkesat e drejta të sektorit të prodhimit, pasi vendimmarrja politike merr kuptim vetëm atëherë kur vihet plotësisht në shërbim të qytetarit.

Kontrolloni gjithashtu

Ardian Gjini: Kosova shet qymyr e blen energji 100 herë më shtrenjtë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka kritikuar ashpër politikat e Qeverisë …