Ministri Yagcilar ka pritur kryetarin e Odës Tregtare Kosovare – Turke

Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar ka pritur kryetarin e Odës Tregtare Kosovare – Turke Ayhan Albeyoglu, që shoqërohej me bashkëpunëtorë të kësaj ode.

Në këtë takim u bisedua për marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve, Kosovë- Turqi, por edhe  për kontributin e Odës Tregtare të dhënë për Kosovën si dhe vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë në zhvillimin tregtar dhe ekonomik të Kosovës.

Ministri Yagcilar, pasi falënderoi mysafirët për vizitën e realizuar, theksoi se bashkëpunimi me Odën Tregtare Kosovare – Turke, në realizimin e projekteve dhe investimeve të reja, do të sjellin zhvillim në vend dhe në shoqërinë tonë, dhe si të tilla do të mundësojnë një rritje të konsiderueshme në fushën e ekonomisë.

Ndërsa Kryetari i Odës Tregtare Kosovare – Turke Ayhan Albeyoglu, duke falënderuar ministrin Yagcilar për pritjen u zotua se bashkëpunimi në të ardhmen do të shoqërohet me projekte konkrete, kurse përkrahja për Kosovën do të vazhdojë.

Kontrolloni gjithashtu

Nesër më 23 tetor promovohet libri “Në emër të gjakut” të autorit Ahmet Prençi

Komuna e Deçanit nën përkujdesjen e kryetarit, z. Bashkim Ramosaj ju fton të merrni pjesë …