Brickos

Deputeti i Lëvizjes për Bashkim, Raif Qela, kërkoi që Ligji për Kombinatin “Trepça” duhet të sillet në Kuvend

Deputeti i Lëvizjes për Bashkim, Raif Qela, kërkoi që Ligji për Kombinatin “Trepça” të sillet në Kuvend

Deputeti i Lëvizjes për Bashkim, Raif Qela, ka thënë se Ligji për Kombinatin “Trepça” duhet të sillet në Kuvend menjëherë, ose do të kërkohet përgjegjësi. “Prej fillimit të këtij viti, si përfaqësues i qytetarëve të Kosovës, e kam ngritur me dhjetëra herë çështjen e Ligjit mbi Trepçën. Edhe në Komisionin për Zhvillim ekonomik, infrastrukturë tregti e industri, edhe në Seanca të Kuvendit, me pyetje parlamentare drejtuar kryeministrit të Kosovës, z. Isa Mustafa etj. Këtë e kam bërë duke e ditur rëndësinë që ka Ligji mbi Trepçën në potencialin që do ta krijonte ai për zhvillimin ekonomik të krejt Kosovës dhe duke e parë rrezikun që ky Ligj nuk po procedohet me kohë në Kuvend”, ka thënë sot në Kuvend Qela. Ai ka kujtuar se si para 20 muajsh ky Kuvend, por edhe Qeveria, kanë qenë në siklet të madh, duke e shqyrtuar Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për riorganizimin e ndërmarrjeve të caktuara dhe pasurisë së tyre, me qëllim që të pengohet likuidimi i paralajmëruar i Kombinatit “Trepça”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Kurti refuzon kërkesën për hapa konkretë, lidhur me themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe

Në një takim me diplomatët e shteteve të Quint-it, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka …