Gashi: Projekti Gratë në Punë Online tregues suksesi

Zëvendësministrja e Zhvillimit Ekonomik Besa Zogaj – Gashi ka marre pjese ne konferencën Western Balkan Brown Bag Lunch (BBL) Week, që e cila po mbahet ne Uashington nën organizimin e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor. Me këtë rast zëvendësministrja Zogaj – Gashi ne hapje te konferencës, e cila ka temë kryesore Gratë ne Punë Online ka diskutuar për sukseset qe pilot projekti Grate në Punë Online ka pasur në Kosovë. Kam kënaqësinë te ju informoj për pilot rezultatet ne komunën e Lipjanit dhe te Gjakovës si dhe për mënyrën se si do te përmirësohen gjatë fazës se re. Ne tashme kemi nisur te njëjtin projekt në Prishtina Metropolitan Area, komunën e Obiliqit dhe Fushe Kosovës ka thëne Gashi. Zogaj – Gashi me tej ka siguruar se histori suksesi te pjesëmarrësve ne projektin Gratë ne Pune Online WOW do te përmbyllen me sukses edhe me ndihmën e eksperteve, partnereve dhe me përpjekje te vazhdueshme mund te arrihen rezultate edhe me te larta nëpërmjet fuqizimit te grave kosovare ne ICT.

Kontrolloni gjithashtu

Në ShFMU “Rudolf Walther” në fshatin Dejnë po vazhdojnë punimet në terrenin sportiv

Po vazhdojnë punimet në rregullimin e terrenit sportiv në ShFMU “Rudolf Walther” në fshatin Dejnë …