Kryetari Haliti vizitoi punimet në Sadovinë të Jerlive dhe Skifteraj

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar punimet që po zhvillohen në asfaltimin e platosë para stadiumit “Gursel dhe Bajram Sylejmani” në Sadovinë të Jerlive, si dhe punimet për zgjerimin e rrugës në Skifteraj, afër varrezave.

Këto investime po realizohen me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës dhe krijimit të hapësirave më të sigurta dhe funksionale për banorët e këtyre lokaliteteve.

Kryetari Haliti theksoi se Komuna e Vitisë do të vazhdojë të investojë në infrastrukturë dhe në përmirësimin e kushteve për qytetarët në të gjitha fshatrat e komunës.

Kontrolloni gjithashtu

Ftesë për seancën solemne të Kuvendit të Komunës së Deçanit

Komuna e Deçanit përmes një postimi në faqen e saj zyrtare, njofton anëtarët e Kuvendit …