Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka kritikuar qasjen e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj formimit të institucioneve dhe procesit për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës. Daka ka vlerësuar se nëse VV-ja do ta kishte pasur prioritet real formimin e institucioneve dhe zgjedhjen e presidentit, ky proces do të ishte përmbyllur shumë më herët. Sipas saj, një president që synon të jetë konsensual nuk mund të zgjidhet vetëm përmes mbështetjes së një subjekti politik, por kërkon pajtim dhe bashkëpunim më të gjerë ndërmjet partive. “Po ta kishte pasur seriozisht VV-ja formimin e institucioneve dhe zgjedhjen e presidentit, moti e kishte zgjedhur. Presidenti konsensual nuk bëhet me një parti, por me të gjitha partitë”, tha Daka.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
