Isa Mustafa

Isa Mustafa mbron gjashtë deputetët e LDK-së: I kanë qëndruar besnikë parties

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka dalë në mbrojtje të gjashtë deputetëve të kësaj partie që kundërshtuan marrëveshjen me Lëvizjen Vetëvendosje. Mustafa ka thënë se këta deputetë nuk janë të ndikuar nga agjenda të jashtme dhe se, sipas tij, i kanë qëndruar besnikë LDK-së. Duke folur për deputetët, ai ka theksuar se bëhet fjalë për persona me përvojë dhe formim profesional, të cilët kanë mbajtur më herët poste të ndryshme institucionale. “Janë njerëz që s’i bën rrotë askush. Janë njerëz që në esencë i kanë qëndruar besnik LDK-së”, ka deklaruar Mustafa për RTV21. Ai ka thënë se nuk e ka ndjekur intervistën e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe për këtë arsye nuk ka dashur të komentojë deklaratat e tij. Reagimi i Mustafës vjen pas deklaratave të Abdixhikut, i cili kishte akuzuar gjashtë deputetët që kundërshtuan marrëveshjen me LVV-në se po veprojnë brenda LDK-së me një agjendë të huaj.

Kontrolloni gjithashtu

PDK dhe Aleanca kërkojnë vazhdimin e seancës, Gruda: Po bllokohet Kosova

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca kanë kërkuar vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit …