Kryetari Haliti prezanton projekt-propozimin për rregullimin e parkut dhe hapësirave përreth në Letnicë

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me ekipin e inxhinierëve dhe arkitektëve të Komunës, ka prezantuar sot për herë të parë projekt-propozimin për rregullimin e parkut dhe hapësirave përreth në Letnicë.

Koncepti parasheh rregullimin dhe funksionalizimin e hapësirave publike, përfshirë gjelbërimin, shtigjet për këmbësorë, hapësirat për pushim, ndriçimin, parkingun dhe infrastrukturën tjetër përcjellëse.

Në fazën e ardhshme, projekt-propozimi do t’i prezantohet Këshillit të Fshatit, institucioneve lokale dhe banorëve të Letnicës, me qëllim të konsultimit dhe marrjes së sugjerimeve të banorëve para finalizimit të projektit.

Kryetari Haliti theksoi se synimi është që projekti përfundimtar të realizohet në harmoni me karakterin e Letnicës dhe në bashkëpunim të ngushtë me komunitetin lokal.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Lushtaku ka pritur në takim Dr.Feim Dragushën, autor i librit “Kontributi i Popullit dhe Qeverisë së Bruneit për Kosovën”

Kryetari i Komunës, Sami Lushtaku së bashku me nënkryetarin Fadil Nura kanë pritur sot në …