Mazllum Kastrati, Xhafer Vehapi dhe Esat Kastrati nga Zatriqi, u pavdekësuan me pushkë në dorë në betejën e 3 shtatorit 1998,

Sot, në Zatriq, u përkujtua 28-vjetori i betejës për Zatriqin dhe rënien heroike të tre dëshmorëve nga ky fshat, po ashtu u përkujtuan edhe 15 martirët e vrarë në vitin 1999. Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka thënë se Zatriqi ishte fshati që i dha strehë, bukë dhe shpirt luftës së UÇK-së e që kontribuoi shumë për çlirimin e atdheut.

Vepra e dëshmorëve rron përjetësisht në kujtesën tonë dhe në histori!

Mazllum Kastrati, Xhafer Vehapi dhe Esat Kastrati nga Zatriqi, u pavdekësuan me pushkë në dorë në betejën e 3 shtatorit 1998, duke i dhënë nder, kuptim dhe aromë të veçantë lirisë së këtij trualli, e cila u fitua me jetë dhe me gjak. Lufta dhe heroizmi i djemve më të përkushtuar të UÇK-së do të na bëjnë krenarë sot dhe në të ardhmen, ka deklaruar në fjalën e tij kryetari i Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Lushtaku ka pritur në takim Dr.Feim Dragushën, autor i librit “Kontributi i Popullit dhe Qeverisë së Bruneit për Kosovën”

Kryetari i Komunës, Sami Lushtaku së bashku me nënkryetarin Fadil Nura kanë pritur sot në …